close
Vendi

PSE GJYKATAT RRALLË SHQIPTOJNË VENDIME PËR KONFISKIM TË PRONËS

0B5D4E0D-BD91-4EC4-8378-4B7FEB9BB4F1

NUMRI MË I MADH I RASTEVE KA TË BËJË ME EVAZIONIN FISKAL


Baza ligjore për konfiskim të pronës, si masë në luftën kundër krimit të organizuar në vend ekziston, por shfrytëzohet shumë rrallë. Ky është përfundimi i ekspertëve juridikë, të cilët sot përmes të dhënave nga një sondazh kanë vënë në dukje se në vitet e kaluara nga të gjitha lëndët gjyqësore për krim të organizuar vetëm në 40 lëndë është shqiptuar masa për konfiskimin e pronës.

Ekspertët juridikë nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” thonë se qe 17 vite profesionistët e fushës penale-juridike përpiqen ta rregullojnë ligjdhënien në raport shqiptimit dhe zbatimit të masës “konfiskimi i pronës” dhe ende për këtë temë më shumë flitet sesa zbatohet.

NATALI PETROVSKA, “TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË”

“Ajo që është shqetësuese si e dhënë është fakti se vetëm në 5-6 vitet e kaluara ka 40 lëndë në të cilat është zbatuar kjo masë, prej të cilave 35 janë të plotfuqishme, që tregon se është nivel shumë i ulët dhe nuk i kushtohet rëndësi kësaj mase, duke e pasur parasysh rritjen eksponenciale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë të pranishëm në vend në aspekt të kësaj materie.”

Numri më i madh i rasteve ku është konfiskuar prona kanë të bëjnë me evazionin fiskal, ndërsa shumë më pak lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për këtë arsye ekspertët sugjerojnë përmirësim të rregullores për prokurorët që të mund të kërkojnë më shpesh nga gjykata konfiskim të pronës.

NIKOLA TUPANÇEVSKI, PROFESOR

“Ekziston mospërputhje nga ajo që është reale dhe nga ajo që pritet. Është fakt se shoqëria maqedonase nuk është në nivel të detyrës që është caktuar paraprakisht – konfiskimi i pronës të jetë jetë më i rëndësishmi, vegla më e rëndësishme në reduktimin e krimit, posaçërisht në krimin e organizuar dhe transnacional.”

Pas ardhjes në pushtet, Kryeministri Zoran Zaev premtoi mbushje të buxhetit të shtetit nga paratë e kthyera dhe nga prona e konfiskuar e fituar në mënyrë të paligjshme, madje edhe një linjë telefonike në dispozicion të të gjithë qytetarëve. Për momentin, siç thonë ekspertët, personat e akuzuar janë më të shpejtë se gjykatat në bartjen e pronave personave të tjerë dhe sigurimin e të njëjtave.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia