close
Vendi

PTHP: AKTAKUZË PËR GJUHË TË URREJTJES  

27625golema-780×439

Gazetari në rrjetet sociale ka përhapur material racist


Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Penale dorëzoi propozim aktakuzë kundër një personi për veprën e kryer penale – përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik.

Personi, siç është theksuar në kumtesën nga Prokuroria Publike, ngarkohet se më 24 korrik të këtij viti përmes sistemit kompjuterik, në opinion ka përhapur material të shkruar ksenofobik me të cilin ka promovuar urrejtje kundër një grupi në bazë të përkatësisë etnike.

“I dyshuari si personalitet publik – gazetar, në profilin e tij publik në një rrjet social, ka publikuar koment me rastin e zjarrit në ishullin grek Atika në të cilin kishte edhe viktima njerëzore. Madje me komentin ka promovuar urrejtje ndaj një grupi të caktuar etnik – grekë, të cilët kanë qenë të prekur nga zjarri katastrofik. Për këtë vepër penale, në pajtim me Kodin Penal, është paraparë dënim me burg nga një deri në pesë vjet”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Gjatë hetimit, prokurori publik kompetent përmes MPB – Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale siguroi material të hollësishëm të dokumentuar për aktivitetin nga profili përdorues i të dyshuarit në rrjetin social, si dhe dëshmi të tjera. Personi i dyshuar nuk ka dhënë deklaratë të tij para prokurorit publik kompetent, për shkak se nuk ka qenë i kapshëm në adresë të tij që t’i dorëzohet ftesa. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia