Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPTH NKO) ka nisur hetim kundër një funksionari shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetasve të Kroacisë, njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore.
Funksionari i Qeverisë së RMV-së është i dyshuari i parë në këtë rast pasi dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që parashihet në Kodin Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë.
Për të dyshuarit PPTh NKO kërkon edhe shqiptim të masës së paraburgimit, pasi siç njoftojnë “vlerësojnë se ka rrezik real që të dyshuarit të arratisen, aq më tepër që dy të dyshuarit të tjerë janë shtetas të huaj”.