close
Vendi

PTHP: KËRKOHET PARABURGIM PËR TRE PJESËMARRËS TË PROTESTËS

3B619199-F7A9-4834-8C18-C36A991E8DA3

Prokuroria Themelore Publike – Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozime për përcaktimin e masës së paraburgimit për tre persona për të cilët është ngritur procedura për veprën penale – Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale konform Nenit 385 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të dyshuarit, dy të moshës29 vjeç dhe një 22 vjeçar, më 26 Shkurt kanë marrë pjesë në tubimin publik të qytetarëve në Shkup – protestë kundër aktgjykimeve për lëndën “Monstra”.

Gjatë kësaj, sic thuhet, ata kanë qenë pjesë e turmës e cila me veprim të përbashkët kanë kryer dhunë ndaj zyrtarëve policor dhe personave tjerë.

Ndryshe, të dyshuarit dhe më shumë persona tjerë kanë filluar që bashkërisht të veprojnë ndaj zyrtarëve policor, duke hedhur gurë, pllaka bekatoni dhe gjësende tjera, në përpjekje që ta shpërthejnë kordonin policor. Si rezultat I kësaj, lëndime të rënda trupore ka marrë një gazetar I pranishëm në vendngjarje, kurse ishin lënduar 11 policë.

Për shkak se ekzistojnë rrethana se të dyshuarit mund të arratisen ose ta përsërisin veprën, prokurori publik deri tek gjykatësi I procedurës paraprake nga Gjykata Penale – Shkup ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit. Paraprakisht për ngjarjen e njëjtë, PTHP-Shkup tashmë ka ngritur procedurë për dy pjesëmarrës tjerë në protestën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia