close
Rajoni

PUBLIKOHEN BISEDAT E DY KOMEDIANËVE RUSË ME KRYEMINISTRIN HARADINAJ 

Screenshot_5

Janë publikuar bisedat e dy komikëve rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov(Leksus), me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn. Ata e patën vënë në lajthitje Haradijan dy herë.

Në janar të këtij viti, e më pas në muajin prill kryeministri Ramush Haradinaj ka rënë pre e mashtrimit ku ka zhvilluar dy biseda telefonike me dy komikët rusë.

Njëri nga ta i është paraqitur Haradinajt në emër të  ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Ai dëgjohet duke i premtuar Haradinajt se do ta njoh pavarësinë e Kosovës pas zgjedhjeve ndërsa si shkëmbim kërkonte përkrahjen e Haradinajt.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në tuitter.

 “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet” i ka thënë Haradinaj njërit prej dy komedianëve rus duke besuar se po bisedon me Poroshenkon.

Ndërsa ai  i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

Menjëherë pas bisedës Haradinaj pati publikuar një status në tëiter ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’, emër ky i rremë, pasi dy komunët rus kishin kombinuar emrat e tyre.

Dje në një konferencë për media Haradinaj ka thënë se nuk ka dalë nga shablloni në këtë bisedë por ka kërkuar njohjen e Kosovës. Sipas tij linja telefonike është hakuar nga ta.

Pre e komikëve rus ka rënë edhe kryeminsitri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar gjithashtu se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rusë. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia