close
Top LajmeVendi

Publikohen “bomba” të reja në internet

gruevskikamcev

DËGJOHEN ZËRI I GRUEVSKIT DHE KAMÇEVIT


 Në kanalin youtube janë publikuar bomba të reja ku dëgjohet zëri i  ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe biznesmenit Orce Kamçev. Tema që diskutojnë është rasti gjyqsor “Parcellat në Vodno”

 Në youtube u publikuan materiale të reja të përgjuara. Janë dy të ashtuquajtura “bomba” të publikuara në profilin “The truth above all”.  Në të dëgjohet bisedë mes biznismenit Orce Kamçev dhe ish kryeministrit Nikolla Gurevskit. Tema që diskutojnë është rasti gjyqsor “Parcellat në Vodno” ku janë të akuzuar të dytë. Kamçev ne audio incizimin  thotë Gruevskit se në gjykatë ka thënë të vërtetën.

Gruevski: Ti u tregove se tokën e ke blerë në 2015, që Riste ta ka shitur dhe nuk ke pasur asnjë lidhje me mua?

Kamçev: Une vetëm e tregova të vërtetën. Unë vetëm tregova ashtu siç ka qenë. Asgjë tjetër. Sa ka pas përfitim shteti dhe sa kam dhënë tatime. Unë I pyeta se a janë tokat private, avokati i ka parë. Dhe private kanë qenë nuk ishin pronë e shtetit para se t’I blejë. Për lobim të planit është normale të bëhet.   (8:55

Rasti “Parcelat në Vodno” ka të bëjë me parcelat e blera nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski në Vodno për 1,2 milionë euro – para, sipas aktakuzës, të vjedhura nga anëtarësimi i paguar nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së. Këto para, sipas aktakuzës, Gruevski i ka dërguar me ndihmën e të pandehurve: Jordan Kamçev, Sasho Mijalkov, Risto Novaçevski, Nenad Josifovic dhe nënës së Orce Kamçevit – Ratka Kunovska Kamçeva./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia