close
Top LajmeVendi

Publikohet audio-inçizimi, pretendohet se është momenti i konfliktit mes profesoreshës Mehmedi dhe studentit Lena (VIDEO)

profesroesha

Është publikuar një inçizim ku pretendohet se është momenti i konfliktit mes profesoreshës së Fakultetit të arteve në Universitetin e Tetovës, Besiana Mehmedi dhe studentit të këtij fakulteti, Ardi Lena.

Kujtojmë se ky incizim publikohet një ditë para se të zhvillohen protestat në Tetovë, me anë të së cilave kërkohet largimi i Mehmedit nga UT-ja.

Studentët akuzojnë profesoreshën për bullizëm dhe dhunë psikologjike, që sipas tyre gjithçka filloi me një reagim të Lenës në një postim të profesoreshës në Facebook.

Disa ditë më herët studentët përmes protestave para fakultetit kërkuan largimin e profesoreshës nga puna.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia