close
Vendi

PUBLIKOHET INDEKSI PËR SIGURINË E GAZETARËVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

shgm

Sic thuhet në një komunikatë nga SHGM-ja, Indeksi ka të bëjë me vitin 2020 dhe mbështetet në bazë të të dhënave hulumtuese, të grumbulluara, të analizuara nga partnerët e platformës së shoqatave të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor „Safejournalists.net“, në bazë të një procedurë rigoroze.

Të dhënat e grumbulluara për disa sfera të ndryshme lidhur me “sigurinë e gazetarëve” janë përpunuar në bazë të formës së indikatorit – Indeksi për sigurinë e gazetarëve, me qëllim që përmes shifrave të maten ndryshimet në shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor, për vitin e kaluar.

Sipas indeksit, RMV-ja krahasuar me shtatë vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor, tregon përmirësime të situatës së sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Megjithaë, lidhur me masat e parandalimit në vend, në indeksin përmendet se vazhdon politika e përgjithshme e mosndëshkueshmërisë së sulmuesve ndaj gazetarëve. Për këtë arsye, SHGM-ja, në vazhdimësi insiston për departamente të veçanta në Gjykatën penale dhe Prokurorinë për rritjen e efikasitetit në mbrojtjen dhe të drejtat e gazetarëve.

Numri I sulmeve në krahasim me vitin paraprak, në vitin 2020 është rritur, kurse më shumë se gjysma kanë të bëjnë me sulmet ndaj gazetareve.

Vlerat referenciale për indeksin janë nga nota 1 (më e dobët0 deri në 7 (më e mirë), në katër fusha të veçanta. Nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor, RMV-ja ka notën mesatare 3.93, që edhe pse nuk është e lartë, megjithatë vendin e bën të jetë më mirë e ranguar se vendet tjera të kyçur në këtë proces.

Më shumë detaje për këtë indeks dhe të gjitha raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor mund t`i gjeni në;

https://safejournalists.net/safety-index/.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia