close
Sport

PUBLIKOHET LISTA E FUTBOLLISTËVE TË REPREZENTACIONIT

FFM 1

Kthehet Enis Bardhi, mungon Arijan Ademi


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski sot para mediave publikoi listën me 23 futbollistë për dy ndeshjet eliminatore të nëntorit kundër Austrisë dhe Izraelit. Visar Musliu, Ilija Nestorovski dhe Boban Nikolov do të mungojnë kundër Austrisë shkaku i pezullimit me karton të verdhë, ndërsa shkaku i lëndimit mungojnë Arian Ademi, Egzon Bejtullai dhe Marjan Radeski. Në skuadër rikthehet Enis Bardhi, i cili mungoi në tetor për shkak të një dëmtimi.

“Nuk është e njëjtë se si do të mbyllim një takim, e mos të flasim për gjithë eliminatoret. Dëshiroja që deri në fund të ishim në garë për Evropianin dhe ashtu ishte deri në një ndeshje para kësaj ndaj Austrisë. Gjasat teorike janë, por duhet të jemi të realtë, se Austria përballet me ne dhe me Lituaninë, ndërsa ka nevojë vetëm për një pikë. Në përgjithësi jam i kënaqur me eliminatoret pasi kemi arkëtuar 11 pikë dhe më në fund Maqedonia me lojë përballet me çdo kundërshtarë” –tha Igor Angelovski, Seleksionues i Reprezentacionit.

Ndeshja kundër Austrisë do të luhet më 16 nëntor në “Ernst Hapel” të Vjenës dhe Izraelit më 19 nëntor në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit. Grumbullimi bëhet të hënën në orën 12:00. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia