Publikohet traileri i dokumentarit të Princeshës Diana

“The Princess” do të shfaqet premierë më 13 Gusht në HBO

Jeta e Princeshës Diana, do të sillet përmes një dokumentari në Home Buck Office, i titulluar “The Princess”.

Dokumentari tregon jetën e Princeshës së Uellsit nga martesa me Princin Charles, marrëdhënien e trazuar me median deri në vdekjen e saj në moshën 36-vjeçare në vitin 1997. Traileri përfshin edhe dy djemtë e saj, Princat William dhe Harry.

Sipas HBO, filmi do të paraqitet sikur të ishte në të tashmen, duke i lejuar shikuesit të shohin çdo lëvizje të Dianës dhe karakterin e saj.

Dokumentari “The Princess” vjen pak para 25-vjetorit të vdekjes së Princeshës dhe do të publikohet premierë më 13 Gusht.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share