close
Bota

PUGLIA: PËRPLASEN DY TRENA, MBI 20 VIKTIMA

20-1

Me një bilanc fatal ka përfunduar përplasja tragjike e dy trenave në Puglia të Italisë. Sipas mediave italiane janë të paktën 20 viktima dhe shumë të plagosur.Bilanci i viktimave pritet të rritet.

Sipas informacioneve, trenat janë përplasur në pjesën ballore të tyre dhe siç shihet nga pamjet vagonët e parë të tyre janë totalisht të shkatërruar.

Ekipet e shpëtimit dhe ato zjarrfikëse kanë nxjerrë të gjallë disa pasagjerë nga rrënojat, përfshirë dhe një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital. Operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se të dy trenat e udhëtarëve u përplasen në mes të një ullishte. Policia tha se aksidenti ka ndodhur në një shtrirje të vetme të pistës në mes të qyteteve të Coratos dhe Andrias.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe të mbijetuar e përshkruajnë si apokaliptike situatën, teksa shkaqet ende nuk dihen. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia