close
Top LajmeVendi

PUNËTORËT SEKSUALË MARSHUAN NË SHESHIN E SHKUPIT

Screenshot_1

KËRKOJNË MBROJTJE NGA DHUNA DHE KEQPËRDORIMI

 

 Në sheshin e Shkupit gjatë ditës së sotme marshuan punëtorët seksual. Ata kërkonin mbrojtje nga dhuna dhe nga keqpërdorimi.

 

Me ombrella të kuqe, në mënyrë simbolike, punëtorët seksualë marshuan në sheshin e Shkupit.

Disa qytetarë kurioz u ndalën për t’i parë e fotografuar.

Ndërsa kishte polic të cilët gjatë gjithë marshit i shoqëronin.

Puntorët seksual në ditën ndërkombëtare për të drejtat e tyre kërkuan dekriminalizimin e punës së tyre. Kjo sipas tyre do të sigurojë mbrojtje nga dhuna dhe keqpërdorimi i punonjësve seksualë.

MONIKA TASEVSKA PUNËTORE SEKSUALE

“Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksuale në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e punës seksuale pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi”. 

Monika Tasevska punëtore seksuale thotë që shpesherë janë të keqtrajtuara, ndërsa institucionet nuk u dalin në ndihmë.

 MONIKA TASEVSKA PUNËTORE SEKSUALE

“U bëjmë thirrje institucioneve që të tregojnë përgjegjësi në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen puntorët seksualë. Poashtu i inkurajojmë punëtorët seksual që lirshëm dhe pa frikë të lajmërojnë çdo shkelje të drejtave të tyre”. 

Ky është marshi 14 me rradhë i cili filloi nga sheshi Nënë Tereza dhe përfundoi në sheshin Filipi i dytë kaloi në mënyrë të qetë pa ndonjë incident./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia