close
Vendi

Punonjësit e administratës dhe jurisprudencës me ndërprerje dy orëshe të punës

thumbnail_MACE8747-660×500

Punonjësit në administratë dhe gjyqësi sot dhe nesër do ta ndalojnë punën për dy orë, në shenjë revolte për mos pagesën e pagave në bazë të pagës minimale.

Nërpreja e punës është paralajmëruar nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Sindikata thotë se në 95 për qind të institucioneve nuk janë paguar në bazë të pagës minimale, ndërsa në pesë për qind të mbetur nuk i kanë paguar ose kanë paguar pagë me gabim.

Nga sindikata ku anëtarë janë punonjësit në administratë dhe në organe gjyqësore kërkojnë pagesa të bëhet me pagë minimale dhe të gjithë punonjësve t’u rritet paga për 2.806 denarë, aq sa ishte rritja e pagës minimale.

Nga kjo sindikatë theksojnë do të protestohet në institucione ku ka organizata sindikale siç janë ministritë, agjencitë, fondet dhe drejtoritë.

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia