close
Top LajmeVendi

Punonjësit e Postës paralajmërojnë grevë të përgjithshme nga 14 Prilli

Screenshot_14

VELIGDENOV: NË POSTËN E MAQEDONISË PËR 30 VITE NUK KISHTE RRITJE PAGASH


Ardhmëria e pasigurt e kompanisë dhe e 2200 të punësuarve, paqartësia për mbrojtjen e vendeve të të punës, kërkesa e parealizuar për rritje lineare të pagave prej 3000 denarësh, janë disa nga arsyet për të cilat punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut më 14 prill shkojnë në grevë të përgjithshme. Sinidalistët bëjnë thirrje edhe për zgjidhje të çështjes së të punësuarve që vetëm deklarativisht figurojnë si të punësuar dhe marrin paga duke qëndruar nëpër shtëpi.

MLADEN STOJANOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SH.A POSTA E RMV-SË

T’i rris pagat e të gjithë të punësuarve, nga personat për mbajtjen e higjienës, deri tek paga e vetë, për 3000 denarë. Më 14 prill kemi vendosur që ta ndërpresim procesin e punës ose legjitimisht t’i ftojmë të punësuarit tonë në grevë. Poashtu I bëj thirrje drejtorit Jani Makraduli, të zgjidh problemin me jo punëtorët, përse them kështu, sepse kemi të punësuar deklarativisht, të cilët nuk vijnë në punë dhe marrin paga. Ne si sindikatë kemi parë se ka mbi 200 persona që marrin paga dhe nuk shkojnë në punë.”

Sindikalistët thonë se pagat nuk u janë rritur për më shumë se 30 vite, ndërsa përveç rritjes së pagave kërkojnë garanci për ruajtjen e vendeve të punës, pagë të rregullt dhe sistematizim të ri.

BORO VELIGDENOV, KRYETAR I SINDIKATËS SË POSTËS SË RMV-së
“Kërkesa jonë për rritje lineare të pagave është e justifikuar, pasi 30 vite nuk kishte rritje të pagave në postën e Maqedonisë, prandaj kërkojmë urgjentisht rritje të pagave, duke pasur parasysh se janë rritur çmimet e prodhimeve, energjisë elektrike dhe gjithçka tjetër, ku fuqia blerëse e postës së Maqedonisë është ulur në mënyrë drastike. Duke pasur parasysh faktin se mbi 70 përqind në postën e Maqedonisë me rritjen e pagës minimale, do të marrin pagë të barabartë me minimalen.

Punonjësit poashtu kërkojnë edhe sanim të objekteve, sigurim të kushteve standard për punës, sigurim të mjeteve dhe pajisjeve për punë. Greva fillon në orën 08:00 të datës 14 prill dhe dio të zgjas deri në plotësimin e kërkesave gjegjësisht arritjes së një marrëveshjeje. Puna e postës do të ketë ndërprerje të plotë, përveç aktivitetet e patjetërsyesgne që ofruesit e shërbimeve postare duhet ta sigurojnë në mënyrë të pandërprerë, në pajtueshmëri me ligjin për shërbime postare./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia