close
Bota

Putin: Forcat ruse veprojnë me guxim, objektivat janë fisnike

thumbs_b_c_50e466a234f466ff16d1de256416c841

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se forcat e tij që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, kanë vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne.

Ai tha se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre.

“Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike,” tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.

“Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas,” tha ai duke iu referuar një zone në Ukrainën lindore./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia