close
Bota

“Putin nuk ka më raketa dhe armë për të vijuar luftën”

939B9D4A-CD6A-4506-A573-44E3BAAFD680

Vladimir Putinit janë duke i mbaruar raketat dhe pajisjet e nevojshme për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe gjeneralët e tij tani po fajësojnë njëri-tjetrin mes frikës se do të ndëshkohen për pushtimin e dështuar.

Kjo është deklarata e admiralit britanik Tony Radakin gjatë një interviste për TalkTV.

“Putin ka potencialisht një problem sepse shkalla e shpenzimeve dhe ashpërsia e luftës është krejtësisht e ndryshme nga ajo që ai parashikoi më 24 shkurt,” tha admirali Radakin.

EDhe sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace gjatë një vizite në Finlandë tha se gjeneralët rusë po ktheheshin kundër njëri-tjetrit për shkak të dështimit të tyre për të siguruar fitoren në Ukrainë.

Wallace tha se oficerët e lartë të vendit ishin koka turku për pushtimin e dështuar të Putinit dhe tani po fajësojnë njëri-tjetrin për ‘katastrofën’ pasi kanë frikë për atë që do të ndodhë nëse vendoset tërheqja nga Ukraina.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia