close
Vendi

Q.T “MAVROVASJA”: PULLAZI DO TË BËHET OAZË GJELBËRIMI

143246878_2742350999426884_8621840741022834620_o

3000 METRA KATRORË GJELBËRIM DO T’U SHËRBEJNË QYTETARËVE


Qendra Tregtare “Mavrovasja” do të jetë objekti I tretë në Shkup ku pullazi do të shndërrohet në oazë gjelbërimi. Autoritetet e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Cairit kanë shënuar fillimin e punëve.

Nga një hapësirë të shkatërruar e që rrezaton ngrohtësi, për shkak të betonit, kjo hapësirë në katin e dytë të qendrës tregtare Mavrovasja, do të mbulohet me gjelbërim.
Numri një i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se kjo do të jetë hapësira më e madhe e gjelbër në kryeqytet,  dhe do të ndikojë në përmirësimin e imazhit, rritjen e numrit të konsumatorëve te kjo qendër tregtare, do të ketë impact në pastrimin e ajrit dhe do të shërbejë si hapësirë relaksuese për qytetarët.

PETRE SHILEGOV, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe shoqatën e pronarëve të hapësirave në qendrën tregtare Mavrovasja, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim, me çka me mjete të përbashkëta do të fillojnë punimet e hapësirës më të madhe të gjelbër në sipërfaqe prej rreth 3000 metra katrorë. Ndodhemi në udhëkryqin më të frekuentuar në qytetin tonë, “Mavrovasja” ku në nivel ditorë kalojnë deri në 70 mijë automjete, vend I cili ka një stacion shtetëror matës.”

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Bëhet fjalë për gjelbërimin e kësaj zone, e cila do të jetë mbi 3000 metra katrorë dhe dukshëm do ta përmirësojë imazhin, do të rrit numrin e konsumatorëve këtu por gjithashtu do të kontribuon shumë në aspektin ekologjik dhe pastrimin e ajrit. ”

Autor i këtij projekti është arkitekti është Besjan Mehmeti. Ndërsa Akoma nuk ka të dhëna të sakta lidhur me çmimin e këtij projekti, por numri një i Qytetit të Shkupit tha se ai do të dihet pas tenderimit, por pritjet e tij janë se nuk do të kushtojë më shumë se 300.000 euro. Këto punime pritet të fillojnë në muajin prill, ndërsa hapësira e gjelbër të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë stinës së veres. Kjo është hapësira e tretë në kryeqytet, pas asaj në qendrën Tregtare të Qytetit dhe tek Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia