close
Sport

QATO: “SHKËNDIJA FAVORITE KRYESORE NË KAMPIONATIN E RI ”

thumbnail_Qatoooooo

Të dielën më 9 gusht,starton edicioni i 29 kampionati në Ligën e Parë të futbollit. Shkaku i pandemisë me koronavirusin ky kampionat do të zhvillohet në kushte dhe protokoll të veçantë dhe ajo  që është shumë e rëndësishme ndeshjet do të luhen pa praninë publikut. Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin vendor Qatip  Osmani thotë se pasojat nga pandemia e koronavirusit janë evidente sa i përket cilësisë së futbollit.

 

 “Pasoj  do të lenë kjo pandemi në  aspektin e kualitetit të futbollit. Arsye ka plotë siç pat edhe në kampionatin që kaloi ku faktikisht raundi katërt nuk u luajt  dhe ndoshta renditja në tabelë nuk është reale”  deklaroi  Qatip Osmani.  

Sa i përket ekipeve favorite për titullin e kampionatit në këto kushte të jashtëzakonshme sigurisht se do të varet nga përgatitjet por edhe nga  lëvizjet që kanë bërë ekipet gjatë merkatos së verës. Por sipas legjendës së futbollit  Shkëndija konsiderohet favorite.

 “Mendoj se favorit numër një do të jetë Shkëndija. Shkëndija sërish ka ekip më kualitativ edhe pse nuk duhet të harrohen edhe ekipet tjera të cilat si zakonisht në çdo kampionat del ndonjë befasi siç doli vitin e kaluar ekipi i Sileksit. Por kandidat kryesor mendoj se është Shkëndija” tha Qatip Osmani

Maqedonia e Veriut në garat  evropiane do të prezantohet me tre skuadra  ku  trajner ka qenë Qatip  Osmani si Shkëndija, Renova dhe Shkupi. Për gjasat e këtyre skuadrave  që të kalojnë raundin e pare Osmani thotë se kjo do të varet  nga shorti  dhe faktori i rëndësishëm që është edhe fati sportive.

 Ashtu që edhe Shkëndija edhe Renova po edhe Shkupi duhet të mobilizohen maksimalisht për raundin e pare. Mendoj se sërish mvaret shorti dhe të tre ekipet kanë kapacitet s,paku për ta kaluar raundin e pare dhe mos të flasim për Shkëndijën e  cila është me përvojë të madhe në garat Evropiane” u shprehë Qatip  Osmani.

Të përkujtojmë se në 28 edicionet e zhvilluara pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut,  Vardari  ka 10 tituj të fituara, Rabotniçki katër, Shkëndija, Sileksi dhe Slloga Jugomagnat nga tre, Pobeda dy, ndërsa Renova dhe Makedonija Gj.P nga 1 titull./Shaban Sinani / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia