close
Bota

QËLLOHET HELIKOPTERI KU NDODHEJ PRESIDENTI DUQUE

40027BFE-3D94-4A76-8A07-3C49A9D75E95

Një helikopter, në bordin e të cilit ndodhej presidenti kolumbian Ivan Duque ra pre e një atentati. “Helikopteri në të cilin po fluturonim ishte objektivi i një sulmi”, deklaroi Duque, pasi ai u ul në qytetin verilindor të Cucutas.

Sipas Duque, vrimat e plumbave mund të shiheshin në helikopter. Duque ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Diego Molano dhe ministri i Brendshëm, Daniel Palacios në udhëtimin nga Sardinata, në distriktin e Norte de Santander, për në Cucuta, në kufi me Venezuelën, kur helikopteri u qëllua.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia