close
Top LajmeVendi

QENDRA E SKIJIMIT NË TETOVË HAP SEZONIN DIMËROR ME RISI

krewsshnik

KODRA E DIELLIT ME MBI 2KM TERREN PËR SKIJIM NATE

 

Gjatë ditës së sotme Qendra e skijimit në Tetovë hapi sezonin dimëror. Skijatorët do të kenë terren prj dy kilometër për skijim.

3 hapsira per parking me kapacitet prej 300 veturash, mbi 2km terren për skijim nate, tualete publike, si dhe organizim të transportit të vizitorëve të cilët do të parkojnë veturat në kolona deri tek i ashtuquajturi “Guri i Sidollit” janë disa nga investimet e bëra në ketë fillim të sezonit dimëror në qendrën turistike Kodra e Diellit.

ADEM AVZIU- DREJTOR I ELEM, KODRA E DIELLIT

Ne sot do ti vizitojmë gjithë pikat ku kemi investuar , do shohin reflektorët tek shtigjet e skijimit për skijim nate në Aerodorom, bashkë me këtë shteg kemi fituar mbi 2 km shtigje skijimi për skijim nate. Pervëç kesaj kemi investuar edhe në dy bar mini restorante, për herë të parë gjithashtu risi janë tualetet publike që kanë qenë kërkesë e kahmotëshme e turistëve , gjithsej 5 tualete publike. 

Kapaciteti për parkingje ne Kodrën e Diellit është 300 vetura kjo nuk do të thotë se e kemi zgjidhur problemin, një risi si drejtor do të organizojmë që atyre turistëve që me mjete tona ti bartim nga kolonat deri në qendër. 

Elem do ta ketë mbështetjen e qeverisë, synohet që të jetë qendër evropiane ka deklaruar Bekteshi .Ai ka bërë thirrje qyetarëve që sa më shumë të vizitojnë qendrat turistike vendore.

KRESHNIK BEKTESHI-MINISTËR I EKONOMISË

Falenderoj menaxhmentin Avziun për punën e palodhur  në perjudhën paraprake me qëllim që të risin ofertën dhe te përmisojnë shërbimet në kuadër të Kodrës së Diellit të bejnë një qendër turistike me atraktive jo vetëm për turistët dhe vizitorët vendor por edhe ato të huaj, duke marr parasysh që një nga percaktimet kryesore te ministrisë se ekonomisë dhe qeverisë është që oferta e përmisuar të sjelli sa më shumë turistë.

Qendra turistike Kodra e Diellit është shembull se si mund të organizohet aktiviteti ekonomik brenda një zone të mbrojtur ka deklaruar Nuredini, ai ka përgëzuar drejtorin e ri për risitë këtë sezon dimëror.

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

Sot për së pari herë shpallim hapjen e Kodres së Diellit , ne si park kombëtar në malin Sharrë është një shembull se si mund të krijojmë aktivitet ekonomik brenda zonës së mbrojtur dhe ju japim mundësi qytetarëve të vijnë dhe ta vizitojnë. Përgezoj Avziun me Elem turs per punën në kohë shumë të shkurtë. 

Ndryshe Qendra turistike Kodra e Diellit po menaxhohet tash e shtatë muaj nga udhëheqësi e re në Elem Turs, e ndërkaq këtë sezon sic thanë e kanë filluar me shumë risi për qytetarët e RMV por jo vetëm. Edhe pse janë ofruar disa oferta dhe po anlizohen planet e biznesit të tyre lidhur me koncesionimin e Kodrës së Diellit dhe qendrave të tjera , Qeveria dhe Elem turs po punon njëkohësisht për rritjen e cilësisë së shërbimeve me këto qendra ka deklaruar Bekteshi. Momentalisht janë të disponueshme edhe ofertat për bileta sezonale të skijimit të cilët variojne nga 8 mije deri ne 10 mijë denar, e i pyetur nga Klan Maqedoni nëse është parashikuar mjaftueshëm borë per këtë sezon, Avziu siguroi se kushtet klimatike do të jenë të mira edhe kete sezone./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia