close
Shëndetsi

Qëndrimi i gjatë në hapësirë dëmton shikimin

she.jpg

Një studim ka zbuluar se truri i njeriut pëson ndryshime

Truri i njeriut pëson ndryshime nëse qëndron në hapësirë për 6 muaj dhe një ndër pasojat është e lidhur me problemet me shikimin. Kjo është vërtetuar nga analizat e rezonancave magnetike mbi rreth 40 astronautë të NASA-s, ESA-s dhe Roscosmos dhe materiali është publikuar në revistën e akademisë amerikane të shkencave Pnas.

Gjatë misioneve hapësinore që zgjasin disa muaj, truri i njeriut i përshtatet mikrogravitetit dhe modifikimet shkaktojnë pikërisht shqetësimet në shikim. Studimi është i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në kërkimet për zgjidhje të cilat do të tutelojnë shëndetin human gjatë misioneve të ardhshme të parashikuara për eksplorimin e Hënës dhe Marsit.

Nga analizat rezultoi se 8 astronautë ndër 24, pas kthimit në tokë, kishin sindromën neuro-okulare, që konsiston në një sërë modifikimesh strukturore në tru dhe sy. Zakonisht astronautët e rikthyer kanë patur probleme me shikimin nga afër, dhe një pjesë e tyre janë normalizuar në Tokë, por për disa të tjerë këto dëmtime kanë qenë të përhershme.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia