close
Vendi

QEVERI: DISKUTOHET RASTI ME UJËSJELLËSIN NË SINIÇAN

qeveria-1

Të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh ku jetojnë duhet tu sigurohen kushte të njëjta, kurse uji I pijshëm është njëri prej kushteve bazë. Kompetenca në këtë pjesë ka pushteti lokal dhe manipulime me qytetarët nuk guxon të ketë – ka deklaruar Kryeministri Teknik Oliver Spasovski duke komentuar zhvillimet e fundit rreth ndërtimit të ujësjellësit për fshatin Sinican të Komunës së Bogovinës. Spasovski ka theksuar se dje u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Bogovinës, Pushtetit lokal se vetëm përmes dialogut mund të gjendet një zgjidhje.

Konform kësaj në Qeveri po mbahet një takim ku marrin pjesë Ministrat për Ambient Jetësor dhe për Bujqësi, Ministri I Brendshëm dhe Kryetari I Komunës së Bogovinës me përfaqësues të Bashkësive Lokale të fshatrave Sinican dhe Urvic, nën patronazhin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ndërkaq, banorët e Sinicanit edhe në ditën e tretë janë në vendin ku duhet të fillojnë punimet, pa marrë parasysh se është ditë feste. Kurban – Bajramin e kanë uruar në vendngjarje.

Ndryshe tashmë disa ditë në vendin ku duhet të fillojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Sinican ka patur tensione mes kreut të Komunës së Bogovinës Albon Xhemailit dhe pjesëtarëve të policisë, kurse protestave gjatë ditës së djeshme u janë bashkangjitur edhe banorët e Urvicit. Policia disa herë ka theksuar se aty janë vetëm për të siguruar rendin dhe qetësinë publike dhe të mos ketë përshkallëzime të situatës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia