close
EkonomiTop LajmeVendi

QEVERI: PREZANTOHET PLANI PËR RIMËKËMBJE TË SHPEJTË EKONOMIKE

pl

Investime publike në vlerë prej katër miliardë eurove në pesë vitet e ardhshme që do të mobilizojnë tetë miliardë shtesë investime nga sektori privat, rritja e shkallës së rritjes ekonomike, zvogëlimi i shkallës së papunësisë në nivelin njëshifror dhe zvogëlimi I borxhit publik nën 60% nga BPV-ja, janë targeti kryesor që duhet të arrihet me Planin për rritje të shpejtë ekonomike 2022 – 2026 që u miratua nga Qeveria në seancën e së Martës.

Me planin parashihet rritja e shkallës mesatare të rritjes ekonomike nga 2.5 në 5% mestararisht në nivel vjetor në pesë vitet e ardhshme, shkallë e punësimit të rritet 54.3% në vitin 2026, kurse shkalla e papunësisë për të parën herë të hyjë në zonën njëshifrore prej 8.6% deri në vitin 2026. Në vitin 2026 borxhi publik pritet të jetë nën 60% nga BPV-ja, kurse deficiti buxhetor të jetë në nivel [email protected] nga BPV-ja.

Plani, sic thanë Kryeministri Zaev dhe Ministri I Financave Fatmir Besimi, është miratuar përmes procedurës inkluzive në komunkim me institucione ndërkombëtare financiare, Odat dhe ekspertët./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia