close
Top LajmeVendi

Qeveria: 9 maji – Komunat mos të jenë pjesë e manifestimeve të ambasadës ruse

pari-780×410 (7)

OSMANI: REKOMANDIME KONFORM SITUATËS SË KRIJUAR NË RAPORTET SHKUP – MOSKË

Nuk ka përmirësime në Marrëdhëniet me Rusinë kurse ne kemi dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë – ka deklaruar për “Utrinski Brifing” Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, duke theksuar se në seancën e fundit të qeverisë, janë dhënë rekomandime konform situatës së krijuar në raportet Shkup – Moskë.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“U janë dhënë rekomandime Komunave që të mos marrin pjesë në ngjarjet që organizohen, me rastin e 9 Majit, që planifikohen nga Ambasada ruse në Shkup në dy-tri ditët e ardhshme dhe qeveria për shkak se nuk mund t`i ngarkojë I këshilloi Komunat që të mos marrin pjesë në këto manifestime”

Ministri I jashtëm Osmani konfirmoi se delegacioni I RMV-së nuk do të merr pjesë në Moskë në Manifestimin e 9 Majit – Ditës së Fitores kundër Fashizmit.

Maqedonia e Veriut ka dëbuar disa diplomatë rus nga Shkupi, pasi sipas Ministrisë së Jashtme kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës, kurse Rusia reagoi me masa reciproke.

Pasi Maqedonia e Veriut iu bashkangjit sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, Moska në Mars të këtij viti e shpalli vendin tonë si “vend armiqësor”. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia