close
Top LajmeVendi

QEVERIA BULLGARE: SHQIPËRIA GATI PËR NEGOCIATA – RMV-ja JO!

photo_verybig_152648

Bullgaria nuk do ta ndryshojë pozicionin për RMV-në deri në fund të vitit dhe nuk do të miratojë nisjen e negociatave. Ky është pozicioni I Qeverisë Teknike në Sofje që ishte konstatuar në seancën e së Mërkurës.

“Bullgaria do ta mbështesë deklaratën e Kuvendit Popullor të 10 Tetorit 2019 lidhur me zgjerimin e BE-së” – kanë njoftuar nga press-shërbimi qeveritar në Sofje.

Ministri I jashtëm, Bujar Osmani, këtyre ditëve deklaroi se ende ekziston shpresë se do të ndryshohet qëndrimi bullgar deri në mbajtjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së më 14 Dhjetor.

Por, Sofja zyrtare vlerëson se për momentin, vetëm Shqipëria është e gatshme t`i nis negociatat për anëtarësim përkundër se Komisioni Evropian dhe disa vende më të mëdha anëtare të BE-së vlerësojnë se dy vendet ballkanike duhet të mbeten në një pako.

“Për Bullgarinë, vendimtare mbetet parimi bazë I meritave personale të cdo kandidati. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme për progress në rrugën drejt BE-së dhe ekziston gatishmëri që të mbështetet miratimi I kornizës negociuese për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare” – ka njoftuar Qeveria Teknike e Bullgarisë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia