close
Top LajmeVendi

QEVERIA: “DRITË JESHILE” PËR MASAT E REJA, HYJNË NË FUQI NGA 1 QERSHORI

4B10E681-3CF1-4309-925A-1F71E779DB18

Qeveria në seancën e 75-të ka pranuar ndrshimet dhe plotësimet e masave restrictive conform rekomandimeve të KSI-së, të konstatuara si propozime në seancën e 39-të të Shtabit Kryesor Koordinativ të Krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin dhe përhapjen e COVID-19.

Duke filluar nga 1 Qershori janë konstatuar këto ndryshime dhe plotësime:

-Hiqet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambient të hapur dhe rekomandohet të mbahet në grupe më të mëdha të njerëzve. Mbetet në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskës në transportin public, taksi dhe të gjitha ambientet e mbyllura;

-Lejohet prania e publikut në ndeshje sportive që mbahen në ambient të hapur deri në 30% të kapacitetit për vizitorët;

-Hiqet ndales për grupime në hapësirë publike;

-Lejohet organizimi I dasmave, ahengjeve, kremteve në hapësirë të hapur (tarraca verore) maksimalisht me 100 persona por jo më shumë se 50% të kapacitetit të hapësirës dhe maksimalisht gjashtë persona në një tavolinë;

-Rritet numri I personave në një tavolinë në objekte hotelerike nga katër në gjashtë persona me sigurimin e distancës mes personave në tavolinë;

-Rekomandohet shfuqizimi I masës për punë në ndërrime dhe nga distance

-Vazhdon të mbetet në fuqi ndales për lëvizje nga 24.00 deri 04.00 deri më 15.06.2021

Në këtë seancë, sic njofton KlanM, Qeveria ka miratuar edhe Protokollin për organizimin e dasmave dhe ahengjeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia