close
Top LajmeVendi

QEVERIA E RE: FILLUAN AFATET KUSHTETUESE

qever

KAH MESI I JANARIT PRITET TË FORMOHET QEVERIA E RE


Në Maqedoninë e Veriut kanë nisur afatet kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re. Nga e Enjtja, kur Kabineti I Presidentit mori njoftimin e Kuvendit se është konstatuar dorëheqja e Kryemninistrit Zoran Zaev që nënkupton edhe dorëheqjen e gjithë qeverisë, filloi afati 10-ditor, ku sipas Nenit 90 të Kushtetutës, Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin për përbërjen e re të qeverisë kandidatit të partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.

Njoftimin për mandatarin e ri, pritet që Pendarovski ta pranojë pas të hënës, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së.

Pasi t`I besohet mandati, mandatuesi ka afat prej 20 ditëve që në Kuvend ta dorëzojë programin dhe përbërjen e re të Qeverisë. Duke marrë parasysh se kjo fazë do të fillojë pas festave të Vitit të Ri dhe në vigjilje të Krishtlindjeve ortodokse, sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, pritet që deri më 18 Janar të zgjidhet Qeveria e re.

Nuk ka dilema se mandatar do të jetë lideri I ri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski. Në këtë parti drejt fundit është procesi për zgjedhjen e kandidatëve për qeverinë e re, por zgjedhja përfundimtare ende nuk dihet për shkak se priten ofertat më cilësore kadrovike.

Derisa në opinion spekulohet se kush do të jetë në Qeverinë e re, tashmë është e sigurtë se Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, ajo e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe tashmë nuk do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Pjesë e Qeverisë së re, përveç LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë edhe partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa, që pas zgjedhjeve lokale u largua nga Qeveria./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia