close
Top LajmeVendi

QEVERIA E RE: PROGRAMI – FOKUSI NË EKONOMI!

kovacevski

STIMULIM PËR TË RINJTË QË TË VAKSINOHEN


Mandatari për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, në propozim-programin qeveritar në 55 faqe, premton se në dy vitet e ardhshme, Qeveria e re do të fokusohet në ekonomi. Në të parashihen mjete financiare për të gjithë sektorët, paralajmërohen projekte të reja, kurse vazhdohet edhe disa projekte nga qeveria paraprake. Kovaçevski, nga deputetët, kërkon mandatin në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e fundit parlamentare dhe shumicës së rritur parlamentare.

PROPOZIM-PROGRAMI I QEVERISË SË RE

“Përmes politikave dhe masave ekonomike, fokusi do të jetë në rritje kumullative të produktivitetit të punës për 15% që të mundësojmë rritjen reale të pagës-neto në gjithë ekonominë për së paku 13.4%. Me këto aktivitete kontribuohet për rritjen e pagës mesatare për mbi 3.100 denarë ose për 50 euro më shumë në nivel mujor”

Në këtë program thuhet se Qeveria do të angazhohet për legalizimin dhe dekriminalizimin e kanabisit për përdorim personal, leje për mjekët e shëndetësisë private të shkruajën ilaçe nga kanabisi dhe pacientët vetë ta kultivojnë. Për herë të parë, përbërja e re qeveritare premton se pas konsultimeve me ekspertë, do të legalizohet edhe tregtia me kriptovaluta, përmes zgjidhjes ligjore.

PROPOZIM-PROGRAMI I QEVERISË SË RE

“Qeveria do t`u mundësojë qytetarëve që posedojnë bitkoina ose mjete tjera stabile të kriptovalutave t`i shkëmbejnë në mënyrë legale, kurse kompanitë e vendit me furnitorët e tyre të tregtojnë jashtë vendit me kriptovaluta”

Programi I ri qeveritar parasheh stimulimin e të rinjve që të vaksinohen. Me certifikatën e vaksinimit, të rinjtë do të kenë zbritje çmimesh, ushqime dhe pije falas por edhe shpërblime tjera. Kjo masë, sipas programit, është sipas shembullit të vendeve perëndimore, ku të rinjtë shpërblehen pas vaksinimit ose organizohen lotari apo koncerte.

Si prioritete edhe në këtë program qeveritar përmenden lufta me korrupsionin në të gjitha nivelet, digjitalizimi I shërbimeve si dhe riorganizimi I administratës publike.

Pas pauzës dyvjeçare rikthehet masa “Rekreacioni I Banjave” që filloi në vitin 2010, përmes së cilës rreth 5.000 pensionistë shkonin në terapi një javore nëpër Banja./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia