close
Vendi

QEVERIA: EMËRIME DHE SHKARKIME TË DREJTORËVE

7878F294-5092-41FB-83F1-30EBEF668E03

Në sencën e 15-të të Qeverisë së RMV-së, është miratuar vendimi për emërimin e drejtorëve, u.d Drejtorëve dhe anëtarëve të Këshillave Drejtuese të më shumë Ndërmarrjeve Publike në pronësi të Qeevrisë, në bazë të propozimeve të Komisionit Qeveritar për Emërime.

Sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, konform këtyre propozimeve, Qeveria ka pranuar dorëheqjen e BorçeHaxhievit dhe ka shkarkuar nga detyra Drejtor I Fondit për Sigurimin e Depozitave, me kërkesë të tij, dhe për u.d Drejtor ka emëruar Amir Shabanin.

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Armir Sadikit dhe e ka shkarkuar nga detyra u. Drejtor I Byrosë për Furnizime Publike dhe për të drejtor të ri ka emëruar Borçe Haxhievin.

Qeveria ka konkluduar që t`i rekomandojë Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurim Pensionalo-Invalidor të RMV-së, që për u.d Drejtor të zgjidhet Biljana Jovanovska, kurse për u.d Zv/Drejtor Shaip Zenelin.

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Orhan Ramadanit dhe e ka shkarkuar nga detyra Drejtor I Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së, me kërkesë të tij, dhe e ka emëruar Faton Ahmetin për u.d Drejtor I FSSH deri në emërimin e Drejtorit pas shpalljes së konkursit, por më më shumë se gjashtë muaj.

Në seancën e sotme Qeveria ka emëruar Besir Dearin për u.d Zv/Drejtor I Drejtorisë për Polici Financiare, kurse Blerim Idrizin për u.d Zv/Drejtor i Entetit Shtetëror për Pronësi Industriale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia