Qeveria e RMV-së në seancën e 24 ka miratuar këto zgjidhje kadrovike.
1.Amet Axhiu është shkarkuar nga detuyra u.d Drejtor I Institucionint Publik “Parku Kombëtar Pelister” – Manastir, kurse në vend të tij ka emëruar Osman Shukriun.
2.Trajce Angelovski shkarkohet nga detyra anëtar I këshillit për Partneritet Publiko-Privat, me kërkesë të tij, për shkak të konfliktit të interest.
3.Elpida Mladenovska, me kërkesë të saj, është shkarkuar nga detyra anëtare e Këshillit Mbikqyrës për kontroll të punës material-financiare të NP për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet Kombëtare” – Shkup.
4.Gjoko Talevski, me kërkesë të tij për shkak të konfliktit të interesave, shkarkohet nga detyra anëtar I Këshillit Drejtues, përfaqësues I themeluesit të ISHP Spitali Klinik “Dr.Trifun Panovski – Manastir
5.Dejana Nikolova shkarkohet nga detyra anëtare e KD-së IP “Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Sveti Nikollë.
6.Nikola Kamcev, me kërkesë të tij, shkarkohet nga detyra anëtar I KD-së ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Radovish.
7.Veselin Stojcevski emërohet anëtar I KD-së ISHP Shtëpia e Shëndetit “Dr. Haim Abravanel” Manastir.
8.Risto Pecov enërohet anëtar I Këshillit Mbikqyrës për kontrollin e punës materialo-financiare të NP për ekonomizm me pyjet shtetërore.
9.Eran Kurtish emërohet u.d Drejtor I Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve.
10.Me vendim të Qeverisë, Dragoljub Filiposki është shkarkuar nga detyra anëtar I Kshillit Mbikqyrës të SHA “Aeroportet e RMV-së” dhe në vend të tij ka emëruar Binas Pajazitin.
11.Qeveria miratoi vendimin që Zoran Ivanovi të shkarkohet nga detyra anëtar I Këshillit Mbikqyrës të SHA “MIA”.
12.Qeveria dha pajtim për vendimin e KD-së për Sigurim Pensionalo-Invalidor për zgjedhjen e Shaip Zendelit Zv/Drejtor në këtë institucion. /KlanMacedonia