close
Vendi

QEVERIA: EPILOGU PËR IMPORTIN E DERIVATEVE TË NAFTËS NË SEANCËN E ARDHSHME QEVERITARE

D4819CEC-32D1-45B8-A75D-C7B224FE1092

Qeveria në seancën e 75-të, nën koordinimin e Kryeministrit Zoran Zaev, Zv/Kryeministrit I ngarkuar për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikolovski dhe Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kanë shqyrtuar raportet e dorëzuara nga ana e institucioneve kompetente lidhur me informacionet rreth rastit me importin e derivateve të naftës.

Në kuadër të afatit 14 ditor, pas obligimeve qeveritare të dhënë me propozim të Zv/Kryeministrit Lupço Nikolovski, të gjitha institucionet, Ministria e Ekonomisë, Drejtoria e Doganave, Inspektorati Shtetëror I Tregut, Inspektorat Shtetëror I Ambientit Jetësor dhe Byroja për metrologji kanë dorëzuar raportet.

Raportet përmbajnë informacione lidhur me respektimin e dispozitave nga Rregullorja për cilësi të lëndëve të para të lëngshme, të dhënat e importit të derivateve të naftës në periudhën 2018 – 2020, mbikqyrjet e kryera nga ana e inspelktorëve në kompanitë importuese dhe shfrytëzuesit.

Bëhet fjalë për dokumente vëllimore dhe pas informacioneve që janë marrë deri më tani, u miratua vendimi se për disa gjetje është e domosdoshme që institucionet kompetente të japin informacione plotësuese në afat prej shtatë ditësh.

Drejtoria e Doganave,sic njofton KlanM, është ngarkuar në mënyrë plotësuese, që ta plotësojë raportin me të dhëna për të gjitha kompanitë importuese të mazutit dhe vajit për djegie për periudhën 2018-2020. Gjithashtu Drejtoria e Doganave duhet të dorëzojë raport për veprimet pas ankesave për importin dhe raport me të dhëna për kontrollet e zbatuara të mazutit në laboratorin e tyre dhe në laboratoret e akredituara.

Qeveria ka ngarkuar Kabinetin Zv/Kryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe Ministrinë e Ekonomisë që bashkë me Drejtorinë e Doganave, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror për Mjedis jetësor, që pas analizave të kryera të informaioneve të deritashme të bëjnë një sublimat dhe ta dorëzojnë në seancën e ardhshme të qeverisë.

Në mënyrë plotësuese, sic njofton KlanM, Qeveria ka ngarkura Drejtorinë e Doganave që t`I ndajë të gjitha informacionet për hyrjen e derivateve të naftës me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, me qëllim që në mënyrë më efikase të zbatohen kompetencat.

Gjatë ditëve në vijim, sic njofton KlanM, nga ana e Kabinetit të Zv/Kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Ministrisë së Ekonomisë, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe për Mjedis Jetësor detajisht do të analizohen dhe sublimohen të dhënat e deritashme, me qëllim që të fitohet pasqyra e plotë për situatën faktike, pas cka në seancën e ardhshme të qeverisë do të miratohen konkluzione përkatëse për veprimin e mëtutjeshëm. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia