close
Top LajmeVendi

QEVERIA: GJYSMËVJETORI I DYTË NIS MË 1 SHKURT – VITI SHKOLLOR PËRFUNDON MË 10 QERSHOR

50271753_403

Qeveria e RMV-së, në seancën e dytë të rregullt, miratoi vendimin që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor në shkollat fillore dhe të mesme të anulohet, respektivisht ne prezencë fizike të fillojë më 1 Shkurt, konform konkluzionit të Shtabit Kryesor Koordinativ dhje konform informacioneve epidemiologjike se vendi gjendet në pikun e infektimeve.

Vendimi që gjysmëvjetori I dytë të fillojë më 1 Shkurt nuk do të ndikojë në fundin e vitit shkollor, I cili do të përfundojë më 10 Qershot sic parashihet në kalendarin e pprogramit mësimot për arsimin fillor dhe të mesëm, me adaptimin adekuat të planeve mësimore.

Si pjesë e vendimit për anulimin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor janë edhe detyrimet për MSH-në, MASH-in, Sektorin për marrëdhënie me opinionin në Qeverinë e RMV-së, NP TVM, që të dërgojnë thirrje tek nxënësit dhe prindërit që maksimalisht t`u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19, në kushte shtëpiake dhe në ambiente të hapura./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia