close
Top LajmeVendi

QEVERIA: GRUP PUNE PËR TRANSPORTIN E TË LËNDUARVE DHE VIKTIMAVE NGA BULLGARIA NË RMV

25112021_VRSM_121_sednica (1)

Në seancën e 121-të Qeveria e RMV-së ka shqyrtuar informacionin për planin për transportimin e të lënduarve dhe trupave të pajetë të viktimave në aksidentin e trafikut në Bullgari, për cka është formuar një grup pune I udhëhequr nga Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, ku marrin pjesë Ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë automjete adekuate ambulantore për personat e lënduar dhe tërësisht t`i mbuljë nevijat financiare për transportin e tyre në vend, si dhe të sigurojë kujdes adekuat shëndetësor, pa marrë parasysh nëse të lënduarit janë të siguruar në FSSH ose jo.

Ministria e Punëve të Jashtme është ngarkuar që të zgjedh ndërmarrjen adekuate transportuese dhe në tërësi ta realizojë transportin e mbetjeve mortore të viktimave, nga Bullgaria në RMV, kurse mjetet e transportit dhe varrimi tërësisht të mbulohen nga Sekretariati I Përgjithshëm I Qeverisë.

Ministria e Punëve të Brendshme është ngarkuar që të sigurojë kalim pa pengesa me shoqërim të policisë nga kufiri me Bullgarinë deri në destinacionet përfundimtare./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia