close
Top LajmeVendi

QEVERIA: KËRKOHEN ANALIZA DHE MASA PLOTËSUESE PËR VAKSINIMIN MASIV

25112021_VRSM_121_sednica (1)

Qeveria e RMV-së në seancën e 121-të ka shqyrtuar masat dhe rekomandimet e KSI-së për intensifikimin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe për rritjen e numrit të qytetarëve të vaksinuar.

Duke u nisur nga fakti I pamohueshëm se vaksinimi masiv është përgjigja më efikase për t`u mbrojtur nga pasojat dhe për parandalimin e përhapjes së pandemisë me COVID-19, Qeveria ka miratuar konkluzionin që të kërkojë nga KSI-ja analiza plotësuese dhe studime comparative për masat e propozuara, por edhe propozime për masa shtesë për të nxitur vaksinimin masiv.

Në pritje të analizave plotuese, Qeveria ka ngarkuar ministritë resore dhe shërbimet inspektuese që t`I investojnë të gjitha kapacitetet dhe t`i përforcojnë zbatimin dhe kontrollet e të gjitha masave aktive për mbrojtje nga COVID-19, në vecanti të sistemit për kontrollin e certifikatave për vaksinim, PCR testet dhe vërtetimet se keni kaluar infektimin me COVID-19 përmes kontrollit rigoroz të identitetit të personave që I tregojnë këto dokumente për hyrje në objektet ku ajo është e detyrueshme.

Për të nxitur vaksinimin masiv, Qeveria ka ngarkuar të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare dhe agjencitë në pronësi shtetërore, të zbatojnë skriningun që të konstatohet përqindja e të vaksinuarve në administratën shtetërore dhe publike, si dhe t`I konstatojnë mundësitë për stimulimin e përfshirjes më të madhe me vaksinimin, si dhe kornizën juridike për restriksione të së drejtës së kujdestarisë, punës jashtë orarit, udhëtimet zyrtare dhe opsione tjera për të ardhura plotësuese për të punësuarit në administratën publike.

Qeveria do t`i shqyrtojë dhe përdor të gjitha mundësitë reale për stimulime ekonomike, por edhe për restriskione lidhur me bonuset financiare dhe llojeve tjera të kompensimeve që janë jashtë bazës themelore, me qëllim që t`I motivojë qytetarët për masën e vetme dhe më efikase për mbrojtje të shëndetit dhe për të shpëtuar jetën e tyre nga sëmundja e rrezikshme pandemike COVID-19./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia