close
Vendi

QEVERIA: KODI ETIK – FUNKSIONARËT ZOTOHEN SE DO TË PUNOJNË ME NDERSHMËRI

5F768126-801C-48A3-A8A7-8F5057CBFD50

“TRANSPARENCË, LLOGARIDHËNIE, DËNIME PËR MOSRESPEKTIMIN E KODIT”


Funksionarët, drejtorët dhe personat në funksionet udhëheqëse të emëruar nga Qeveria çdo gjashtë muaj do të duhet të dorëzojnë raporte për harxhimet e kryera gjatë punës. Kjo është një pjesë e obligimeve për të cilat duhet të përgjigjen, prej se sot, nënshkruan Kodin Etik. Kryeministri Zoran Zaev pret që të ngritet vetëdija tek funksionarët publik.

“Sjellja e cdo anëtari të Qeverisë dhe cdo funksionari të zgjedhur e të emëruar dhe respektimi I parimeve për menaxhim të mirë, duke demostruar integritet, transparencë, llogaridhënie, drejtësi dhe paanshmëri është prioriteti ynë kryesor në periudhën e ardhshme. Forcimi I sistemit etik dhe menaxhimit të mirë, do t`u shërbejë qytetarëve pa përjashtime” – – ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev.

Kodeksi gjithashtu I ngarkon funksionarët që edhe në ueb-faqet e institucioneve t`i publikojnë të dhënat për planet e punës, raporteve të revizorëve, llogaritë përfundimtare, listat e të punësuarve e të ngjashme. Për zbatimin do të përgjigjet Zv/Kryeministri I ngarkuar për luftë kundër korrupsionit.

“Dua të potencoj se bashkë me mua zbatimin e kodeksit, në mënyrë plotësuese do ta bëjë edhe Koordinatori Kombëtar për Transparencë. Si anëtar I ngarkuar I Qeverisë për zbatimin, Kodeksi më lejon, që verbalisht dhe me shkrim t`i tregoj bartësit të funksionit publik se e ka shkelur kodeksin dhe ta përmirësojë sjelljen” – ka thënë Zv/Kryeministri Lupço Nikolovski.

Nga Qeveria sigurojnë se të gjithë funksionarët e zgjedhur e të emëruar që nuk do ta respektojnë kodeksin duhet të dorëhiqen ose do të shkarkohen./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia