close
EkonomiVendi

QEVERIA: MBËSHTETJE PËR PRODHUESIT E MOLLËS, ORIZIT DHE RRUSHIT

30112021_VRSM_122_sednica (2)

Qeveria e RMV-së, në seancën e 122-të, ka vërtetuar tekstin e Propozimligjit për mbështetje për zvogëlimin e pasojave të shkaktuar nga pandemia me COVID-19 për prodhuesit dhe blerjen e prodhimeve bujqësore.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë me këtë zgjidhje ligjore rregullohen kushtet, shfrytëzuesit, shumat dhe procedurat për ndarjen e mbështetjes financiare për prodhuesit dhe blerjen e mollës dhe orizit.

Mbështetja financiare për zvogëlimin e pasojave ndaj prodhimit dhe blerjes së mollës dhe orizit përbëhet;

-Mbështetja për një kilogram të mollës së prodhuar që në periudhën nga 15 Shtatori deri më 15 Dhjetori 2021 është dorëzuar tek blerësi I regjistruar ose përpunuesi I kulturave bujqësore për përpunim ose eskport, së paku përmes një blerësi, me shumën për 3 denarë për 1 kg.

-Mbështetje për një kilogram për prodhimin e orizit të vitit 2020/2021 që në periudhën nga 1 Janari deri më 15 Dhjetor 2021 është prodjuar dhe dorëzuar blerësit të regjistruar në Regjistrin e blerësve ose përpunimit në kapacitetet vetanake të përpunimit, me shumën 3 denarë për 1 kg.

Në këtë seancë Qeveria ka vërtetuar edhe propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave nga pandemia, mdaj prodhuesve të rrushit dhe industrisë së verës.

-Mbështetje për një kilogram të rushit të prodhuar të verrës që në periudhën nga 15 Gushti deri më 31 Tetor 2021 është dorëzuar tek blerësi I regjistruar, me 3 denarë për 1 kg./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia