close
Ekonomi

QEVERIA ME BORXH TË RI DO TË PAGUAJË BORXHIN E VJETËR

no thumb

Qeveria e Maqedonisë do marrë edhe një borxh. Kjo bëhet e ditur nga  Ministria e Financave. Nga kreditorët e brendshëm planifikohen  të merren mbi 42 milionë euro.

Fjala është për dy auksione të letrave shtetërore me vlerë me një afat kthimi prej 6 respektivisht 12 muajsh.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë, që nga shtatori e deri në tre mujorin e fundit, borxhi i brendshëm ka arritur në 1.62 miljardë euro, ndërkaq borxhi i jashtëm kap shumën prej 1.97 miljardë euro. Borxhi i përgjithshëm deri në fund të shtatorit ka arritur në 3.94 miljardë euro.

Kreditorë më të mëdhenj vendor të qeverisë janë bankat, fondet e pensionit dhe kompanitë e sigurimeve. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia