close
Top LajmeVendi

QEVERIA: MENDIM NEGATIV RRETH PROPOZIM-LIGJIT PËR AMNISTI

Screenshot_3-10-650×358

Miratohet modeli për reforma në DSK


Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë është miratuar vendimi që ti lejohet Kombinatit Jugohrom marrja e një kredie për furnizim me filtra kundër ndotjes. Gjithashtu në këtë seancë është miratuar edhe modeli për reforma në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Në seancën e 104, siç thuhet në një komunikatë, Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar dhe ka miratuar Propozim-modelin për reforma në sistemin e sigurisë dhe të intelegjencës në Maqedoni, me plan për vendosjen e tij. Në këtë seancë, siç thuhet, qeveria ka obliguar MPB-në që në bashkëpunim me organet kompetente të administratës shtetërore dhe institucioneve tjera t`i koordinojë të gjitha aktivitetet që dalin nga reformat në këtë sektor.

Në këtë seancë siç thuhet në komunikatë, Qeveria dha mendim negativ rreth propozim-ligjit për amnisti të personave të dyshuar, të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, që ishte dorëzuar nga një grup parlamentar.

Qeveria e Maqedonisë, gjithashtu ka obliguar Bankën e Maqedonisë për Përkrahje të Zhvillimit, të lidhë marrëveshje për kredi me Kombinatin Juogohrom, nga linja kreditore e Fondit të Posaçëm Kreditor në vlerë prej mbi 92 milionë denarëve, për ndërtimin e stacionit të filtrimit për mbrojtje nga ndotja me çka do të mundësohet që fabrika të vazhdojë me punë dhe të angazhohen të punësuarit – thuhet mes tjerash në një komunikatë nga Qeveria e Maqedonisë, pas seancës së sotme të 104-të të kabinetit qeveritar./ Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia