close
Top LajmeVendi

QEVERIA: MIRATOHET BLERJA E ILAÇIT „VEKLURY (REMDESIVIR)“

7878F294-5092-41FB-83F1-30EBEF668E03

Qeveria e RMV-së në seancën e 16-të ka shqyrtuar informacionin për implementimin e Marrëveshjes Kornizë për furnizim publik të ilaçit “Veklury (remdesivir)“, i pranuar në terapinë për COVID-19, për procedurë për furnizim përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta  të arritur me KE-në dhe sigurimin e mjeteve financiare dhe miratoi konkluzionin që ta ngarkojë Ministrin e Shëndetësisë ta nënshkruajë dhe ta implementojë Marrëveshjen e posaçme për furnizim public të ilaçit „Veklury (remdesivir)“ konform obligimeve të marra nga Marrëveshja Kornizë për furnizim public, të ndarë me procedurë përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me KE-në.

Me konkluzionin e dytë rreth këtij informacioni, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave të sigurojë 13.500.000,00 denarë shtesë në kuadër të Buxhetit për të paguar ilacin „Veklury (remdesivir)“ për muajin Tetor, derisa mjetet tjera që kapin shumën e 67.500.000,00 denarëve të parashikohen dhe të sigurohen nga Buxheti I Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia