close
qeveria-e-rm-mbledhje_1542275041-9665702

Para për mjedisin jetësor, zhvillim rajonal dhe infrastrukturë


Qeveria e Maqedonisë në seancën, 109, e ka miratuar Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, të harmonizuar në mënyrë përkatëse sipas amendamenteve që kanë dalë nga diskutimi për buxhetin në Kuvend.

Në pajtueshmëri me amendamentet të cilët kanë ardhur nga shumica parlamentare dhe opozita në diskutimin për amendamentet, në Propozim-Buxhetin për vitin 2019 janë bërë plotësime të vlerave buxhetore në programet për mbrojtje të mjedisit jetësor, në fokus të masave për ajër më të pastër, të infrastrukturës lokale dhe të programeve për zhvillim të rajoneve planore, por edhe të rritjes së mbështetjes buxhetore për punën e një pjese të ministrive, agjencive dhe organeve tjera shtetërore.

Intervenime përkatëse pas diskutimit të amendamenteve në Kuvend, janë bërë edhe për një pjesë të programeve për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Në seancën e Qeverisë janë konstatuar dhe udhëzimet për nivelizim të rrogave në kulturë, për çka aktivitetet duhet të fillojnë që nga janari i vitit 2019, në pajtueshmëri me planifikimin e shpenzimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Të ardhurat e përgjithshme të Buxheti të Maqedonisë për vitin 2019 janë planifikuar në nivel prej 210.8 miliardë denarë, ndërkaq shpenzimet janë planifikuar prej 228.5 miliardë denarë. Kështu të ardhurat e planifikuar dhe shpenzimet rezultojnë me ulje të deficitit buxhetor në nivel prej 2.5% nga Bruto Prodhimi Vendor (BVP) ose 17.7 miliardë denarë në vlerë absolute. Deficiti i planifikuar është në pajtueshmëri me Strategjinë Fiskale të Maqedonisë 2019 – 2021, e cila në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë është miratuar si informatë dhe e cila bashkë me propozimin përfundimtar të plotësuar për Buxhetin e viti 2019, do të dërgohet në Kuvend për t’u Miratuar. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia