close
Vendi

QEVERIA: MIRATOHET PLANI KOMBËTAR PËR VAKSINIMIN ANTI-COVID

qeveria

Qeveria e RMV-së në seancën e 41-të ka shqyrtar dhe ka pranuar Planin Kombëtar për Vaksinimin COVID-19 në RMV dhe ka ngarkuar MSH-në dhe institucionet tjera kompetente ta implementojnë dhe të dorëzojnë raporte të rregullta vjetore prë progresin e arritur.

Vaksinimi do të zhvillohet në tri faza ku janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat do të jenë konform sasive të para të vaksinave që do të arrijnë dhe grupeve prioritare për vaksinim. Tre grupet kryesore janë prioritare, me qëllim që të sigurohet funksionimi I sistemit shëndetësor, të mbrohen personat që janë me rrezik të lartë të sëmundjes, komplikime dhe vdekje dhe të mbeten shërbimet themelore në infrastrukturën kritike.

Për zbatimin e vaksinimit do të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese shëndetësore dhe kuadri I ekspertëve që deri më tani ka zbatuar vaksinimin në vend. Organizimi I sistemit do të adaptohet konform kushteve dhe momentit kur do të ketë numër më të madh vaksinash, kurse operacioni do të zbatohet në diametër më të gjerë me mundësi të kycjes së më shumë ekipeve vaksinale dhe hapjes së punkteve.

Plani Kombëtar përfshin edhe përkrahjen e sigurtë logjistike për pranimin, deponimin dhe distribuimin e vaksinave deri në punktet vaksinuese ku do të zbatohet vaksinimi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia