close
Vendi

QEVERIA: MIRATOHET PROGRAMI PËR IMUNIZIMIN E DETYRUESHËM PËR VITIN 2021

C5F824F3-F143-4E01-BF5C-5A1889B6E9B6

Në seancën e 38-të Qeveria e RMV-së ka pranuar propozim-programin e MSH-së për imunizimin e detyrueshëm të popullatës për vitin 2021 ku përfshihet plani për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizimin e detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike.

Në këtë program, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, përfshihen grupmoshat që I nënshtrohen vaksinimit, lloji I vaksinës dhe mënyra e marrjes, kalendari I imunizimit I fëmijëve nga 0 deri 18 vjec dhe Kalendari për imunizimin e të vaksinuarve jo të rregullt të fëmijëve nga mosha 5 deri 18 vjec.

Mjetet e miratuara financiare për këtë program kapin vlerën e 805 milion denarëve, prej të cilëve 415 milionë dedikohen për sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinimit të vazhdueshëm, dozat minimale rezerva të vaksinave dhe imunoglobulinave sipas indikacioneve epidemiologjike, kurse 390 milionë denarë për furnizim me vaksina COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia