close
Vendi

QEVERIA: MIRATOHET STRATEGJIA FISKALE 2022-2024

EECCE6C5-CEFD-458D-B5D6-5FCB60574F24

Me propozim të Ministrisë së Financave sot është miratuar strategjia Fiskale e RMV-së për 2022 – 2024 (me mundësi deri në 2026).

Strategjia fiskale, sic njofton KlanM, përmban kahjet dhe qëllimet e politikës fiskale, projeksionet themelore makroekonomike, shumat e kategorive kryesore të hyrje-daljeve të vlerësura, si dhe projeksionet e deficit buxhetor dhe borxhit. Strategjia fiskale është reflektim I qëllimeve fiskale afatmesme dhe prioriteteve strategjike të Qeverisë së RMV-së.

Elementet kyçe të politikës afatmesme fiskale, sic njofton KlanM, paraqesin ridizjanimine politikës buxhetore dhe konsolidimin fiscal, që janë në drejtim të mbështetjes së stabilitetit makroekonomik, përshpejtimit të rritjes ekonomie, kurse me këtë edhe përforcimine rritjes potenciale të ekonomisë së vendit.

Ridizajnimi I politikës buxhetore është ngusht e lidhur me strategjinë e rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar, kurse sic njofton KlanM, përbëhet nga katër shtylla:

1.Rimëkëmbja ekonomike nga COVID-19,

2.Rritje e përshpejtuar inkluzive dhe e qëndrueshme ekonomike,

3.Përforcimi I konkurentshmërisë në sektorin privat

4.Zhvillimi I resurseve njerëzore dhe mundësive të barabarta.

Qeveria ka miratuar edhe Strategjinë për menaxhimin me borxhin publik të RMV-së për 2022 – 2024 (me mundësi deri në 2026).

Një nga qëllimet kryesore të menaxhimit të borxhit public, sic njofton KlanM, është të mundësohet zhvillimi I tregut vendor të letrave shtetërore me vlerë, me cka do të mundësohej zvogëlimi I rrezikut nga rifinancimi I borxhit, rezistencë ndaj shokeve eksterne dhe sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate të borxhit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia