close
EkonomiTop LajmeVendi

QEVERIA: MUNGESA E RRYMËS – TË NIS ME PUNË TEC “NEGOTINO”

tecnegotino-321754

Qeveria e RMV-së dha pëlqimin për Elektranat e RMV-së që të aktivizojë Termocentralin “NEGOTINO’ për prodhim të përkohshëm të energjisë elektrike në kushte të krizës energjetike.

Është dhënë pëlqimi që të arrihet marrëveshja për bashkëpunim tekniko-afarist midis SHA EEM dhe SHA TEC “Negotino” për furnizim me mazut dhe për prodhimin e rrymës elektrike gjatë periudhës Dhjetor 2021 – Prill 2022, me mundësi të bashkëpunimit të mëtutjeshëm nëse për kët ka nevojë.

Rrymën e prodhuar në TEC “Negotino”, SHA EEM do të shfrytëzojë për nevoajt për furnizim të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël në raste të mungesave, një pjesë do t`I ofrohet MEPSO-s, derisa teprica do të ofrohet për shitje në tregun e lirë të subjekteve vendore ekonomike, me cmime më të lira nga cmimet e bursës.

Termocentrali “Negotino” ka kapacitet prodhimi prej 180 megavat, që është afërisht me një bllok të REK Manastirit.

Ky termocentral është ndërtuar në vitin 1978 dhe për herë të fundit ka punuar në vitin 2009.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia