close
Top LajmeVendi

QEVERIA: NDRYSHOHEN DISA NGA PROTOKOLLET ANTI-COVID

13102021_VRSM_112Sednica(1)

NË NGJARJET NË HAPËSIRA TË MBYLLURA LEJOHET 50% E PUBLIKUT

 

Qeveria në seancën e 112-të, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive ka miratuar konkluzione dhe vendime për ndryshime dhe plotësime të një pjese të protokolleve kundër COVID-19.

 

Me propozim të KSI-së, Qeveria miratoi konkluzionin për ndryshimin e Protokollit për organizimin e ngjarjeve në hapësira të mbyllura – teatro, kinema, filarmoni, ku në vend të 30% të kapacitetit, rritet prania e publikut në 50%. Ky protokoll, sipas Qeverisë, nënkupton që vizitorët duhet të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinave, kurse organizatori I ngjarjeve t`I zbatojë kontrollet dhe masat parandaluese.

Në këtë seancë të Qeverisë, është pranuar rekomandimi I KSI-së, që të pranohet kërkesa e Agjencisë për Rini dhe Sport që të lejohet organizimi dhe pjesëmarrja në gara sportive në të gjitha kategoritë, pa dorëzuar një certifikatë vaksine, por ka konkluduar se mbetet rekomandimi që të vaksinohen të gjithë ata për të cilët është miratuar vaksininimi, duke llogaritur edhe fëmijtë nga mosha 12 vjecare.

Qeveria gjithashtu miratoi ndryshime dhe plotësime të Protokollit për realizimin e procesit edukativo-arsimor me cka fëmijët me nevoja të vecanta ose pengesa në zhvillim, mund të lirohen nga obligimi për mbajtje të domosdoshme të maskës mbrojtëse nëpër shkolla nëse dorëzojnë vërtetim nga mjeku për situatën e tyre.

Qeveria ka pranuar informacionin e MSH-së se do të sigurohen sasitë e nevojshme të mjeteve dezinfektuese në njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale, si përgjigje ndaj kërkesës së KSHZ-së./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia