close
Top LajmeVendi

QEVERIA: NGA 16 GUSHTI NË FUQI MASA TË REJA ANTI-COVID

EBA857C7-3914-4605-81F3-3A8C452A52A9

Që të parandalohet përhapja e sërishme e epidemisë së COVID-19, nga 16 Gushti hyjnë në fuqi masa të reja restriktive që i ka miratuar Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Masat e reja parashikojnë vërtetimin për imunizim për hyrje në pjesë të mbyllura të cdo lloj objekti ku ka më shumë se 30 persona, ndalesë për ahengje në pjesë të mbyllura të lokaleve, kurse verandat e objekteve hotelerike vazhdojnë të punojnë me 50% të kapacitetit.

– Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelierike të regjistruara për organizim të ahengjeve mund të punojnë në hapësira të mbyllura vetëm me respektimin e masave kundër KOVID-19, me 40% të kapacitetit dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet që janë në fuqi.

– Për klubet e natës, kabaretë, baret mbetet në fuqi ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, përveç pjesës së hapur (teracave) me 50% të kapacitetit dhe me numër të kufizuar të mysafirëve, më së shumti deri 1.000 persona, në pajtueshmëri me protokollet ekzistuese.

– Nga 16 gushti i vitit 2021 ndalohet tërësisht puna dhe organizimi i të gjitha llojeve të ngjarjeve në hapësirat e mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (edhe në kafenetë), përfshirë edhe ahengjet në objektet hotelierike apo lloj tjetër të objektit të mbyllur.

– Nga 16 gushti i vitit 2021 nevojitet posedimi i obliguar i certifikatës për imunizim, së paku doza e parë, dhe kontrollim i obliguar i certifikatave për vaksinim në hyrje të çdo objekti, përfshirë  edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona për çfarëdo lloj ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore e sportive).

– Posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, vlen vetëm për personat mbi 18 vjeç.

– Obligohen shërbimet kompetente të inspektimit në periudhën e ardhshme të intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rekomandimeve preventive dhe masave lidhur me KOVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia