close
EkonomiTop LajmeVendi

QEVERIA NGRIN ÇMIMET E PRODUKTEVE THEMELORE USHQIMORE DERI MË 31 JANAR 2021

04122021_124-ta sednica na Vladata_1

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë si bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, prodhime të mishit, djathit e të ngjashme.

Si më të larta do të vlerësohen çmimet që kanë qenë më 1 Dhjetor 2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri më 31 Janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.

Kufizimi I çmimeve të produkteve themelore në tregun e lirë është nxitur nga kriza shëndetësore dhe energjetike në botë si dhe për shkak të rënies së fuqisë blerëse të qytetarëve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia