close
Vendi

QEVERIA NUK HEQ DORË NGA DIGJITALIZIMI I ARSIMIT

4285672B-0DCD-41A9-B649-2DD3E663FFF4

Qeveria nuk heq dorë nga qëllimi për digjitalizimin e arsimit. Pas tërheqjes së propozimligjit për librat shkollor, nga MASH-i sqarojnë se do të kthehet në Kuvend, pasi të kalojë edhe një herë në diskutim publik.

Ministrja Carovska ka thënë se reformat në arsimin fillor do të fillojnë nga 1 Shtatori. Mësimi do të implemetohet konform Konceptit të ri për arsimin fillor.

“Përgatiten materiale për mësim për klasën e parë dhe të katërt, si dhe digjitalizimi dhe përmbajtja multimediale për ata të klasës së katërt, ashtu sic premtuam. Në mënyrë plotësuese po furnizohemi me 10.000 tablet përmes MASH, Komunat po përgatisin klasat për fillimin e vitit të ri shkollor” – ka deklaruar Ministrja Carovska.

Prindërit dje janë njoftuar nga Kryetari I Kuvendit se për shkak të tëheqjes së Ligjit, Iniciativa për Referendum është e pa bazë. Thonë se do t`I shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat juridik për ta ndaluar Konceptin e Ministres Carovska, kurse do të kërkojnë edhe prtononcimin e Gjykatës Kushtetuese.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia