close
22670_vlada.mk

NDALESË PËR KËNGËTARËT, MUZIKË E ULËT, NË TAVOLINA 4 PERSONA


Qeveria e RMV-së I ka pranuar masat e propozuara të Komisionit për Sëmundje Infektive. Bëhet fjalë për masa restriktive për objektet hotelerike. Masat parashikojnë ndalesën e performimit të këngëtarëve dhe Di-Xhej në objektet hotelerike, kufizimin e zërimit të muzikës në 55 decibelë si dhe nëpër tavolina maksimum të ulen katër persona.

Analiza e anketave epidemiologjike që gjatë fundjavës e kishte bërë Komisioni për Sëmundje Infektive ka treguar se tubimet masive ku nuk janë respektuar protokollet janë faktori kryesor për numrin e lartë të të prekurve të rinj në baza ditore, vecanërisht për shkak të faktit se mosha më e prekur është nga 20-30 dhe nga 30-40 vjec. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia