close
Top LajmeVendi

QEVERIA: PROPOZIM-LIGJI PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA TË HUAJA PËR MIRATIM NË KUVEND

36F28A1A-8933-43F7-9004-A3EE38DF7C8B

Qeveria e RMV-së në seancën e 24-të ka vërtetuar tekstin e propozim-ligjit për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja me vendim që të dorëzohet për miratim në Kuvend.

Qëllimi I këtij propozim-ligji është që të regjistrohen automjete me targa të huaja me tarifa të zvogëluara deri në 50% nga vlera e vërtetuar e të gjitha tarifave që paguhen gjatë importit të automjeteve nga ana e organeve kompetente shtetërore.

Dispozitat e këtij propozim-ligji ka të bëjë me automjetet që janë importuar deri më 1 Tetor të këtij viti dhe së paku me standard EURO 4 dhe do të zbatohet në kohëzagjatje prej një viti.

Propozim-ligji përfshin automjetet për transportin e udhëtarëve (kategoria M), automjetet për transport të ngarkesave (kategoria N), automjetet me dy dhe tre rrota dhe kuadrocikle (kategoria L) dhe rimorkio – duke llogaritur edhe gjysmërimorkio (kategoria O). /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia